23 Dhjetor €499
30 Dhjetor €549
2 Janar €499
€499
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Paris. (2 orë : 20 min) Pas mbërritjes në Paris dhe procedurave doganore: Fillojmë vizitat panoramike të Parisit duke nisuar nga Champs Elysees, The Petit Palais , Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ), Place de la Concorde , Ura Pont Alexandre III, nje ndër urat më të bukura të Parisit dhe e zbukuruar me statuja ari, Marigny Theater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3 yje Michelin. Pas perfundimit të vizitave, akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Parisit. Fjetia në Paris.
Mëngjesi në hotel. Cdo lëvizje e përshkruar më poshtë bëhet me autobus. Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitat në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit më të shtrejntat, aty ku kopshtet janë një vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë botërore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së Parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e radhës do të jetë Harku i Triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet e bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e modës në Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg dhe Muzeun e Louvrit. Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objektin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ de Mars. E përfundojmë ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame. Më pas me dëshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështinë e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 €, dhe biletën e paguani direkt tek anija). Pas lundrimit ne Sena, kthimi në hotel. Fjetia ne Paris. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Parisit , poshtë Kullës Eifel nën magjinë e spektaklit të dritave dhe Christmas Market. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Mëngjesi në hotel. Paradite e lire per te pushuar Gjate drekes nisja në drejtim të Galerive La Défense. Shopping Promenade. – Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas Market të Parisit. Fjetia në Paris. —- Opsionale: Argetim në parkun magjik të DISNEYLAND. Nisja për në Disneyland ku do të kalojme gjithë ditën në një ndër parqet e lojerave më të bukura, të mëdha me ambiente të ndryshme për adrenalinën e të gjitha moshave. Transferta Hotel – Disneyland – Hotel + Bileta e hyrjes ne parkun kryesor (cmimi 199€ / minimumi i konfirmimit 20 persona). Nisja bëhet në mëngjes dhe kthimi në darkë vonë në hotel. E gjithë dita është e dedikuar për argëtim në Disneyland.
Mëngjesi në hotel. Nisja në drejtim të aeroportit Beauvais Mbërritja në aeroport dhe Fluturim direkt Paris – Tiranë. (2 orë : 30 min)