28 Nentor
€199
Personi
Nisja nga Tirana në orën 06:55. Mbërritja në Aeroportin e Trevisos në orën 08:35 dhe transferimi drejt Venecias. Pas mbërritjes në Venecia, nisja me anije për vizitën e ishujve Murano dhe Burano. (PAGESE EXTRA) Në Murano do të kemi kohë për shëtitje dhe njohjen me traditën e famshme të qelqit venecian, ndërsa në Burano do të shijojmë shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugicat karakteristike të ishullit.Pas kthimit në Venecia, shëtitje në zonën e San Marco, ku do të vizitojmë Piazza San Marco, Basilica di San Marco, Palazzo Ducale dhe Riva degli Schiavoni. Në mbrëmje, akomodimi në hotel dhe kohë e lirë.
Mëngjesi në hotel. Dita e dytë do t’i kushtohet vizitës së Venecias. Shëtitje nga Ponte di Rialto dhe Grand Canal, duke vazhduar nëpër qendrën historike të qytetit dhe rrugicat karakteristike veneciane. Vizitë në Piazza San Marco, Basilica di San Marco dhe zonën përreth. Kohë e lirë për drekë dhe shopping në Venecia. Në orët e pasdites, nisja drejt një qëndre tregtare, ku do të kemi kohë të lirë për shopping dhe kafe. Pas përfundimit të shopping-ut, nisja drejt Aeroportit të Trevisos për fluturimin e kthimit. Fundi i shërbimit tonë!
Fluturimet:
Tirana – Venice Treviso
06:55 – 08:35
Venice Treviso – Tirana
18:50 – 20:20
POLITIKAT E FEMIJEVE:
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
POLITIKAT E UDHETIMIT:
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.