24 Dhjetor
2 , 3 Janar
€169
Personi
Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit. KPas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit, vazhdojmë udhëtimi në Nikshiq. Ndalesë në Nikshiq për pushim përpara se të vazhdojmë udhëtimin drejt Bosnje Hercegovinës. Destinacioni i parë që vizitojmë në këtë tur është Mostari ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit ( e vetmja në botë). Pas përfundimit të vizitës në Mostar, nisja për në Sarajevë. Mbërritja dhe akomodimi në hotel. Kohë e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër. Darka do të shtrohet në restorantin e hotelit
Pas mëngjesit në hotel vizitojmë qytetin e Sarajevës. Turi fillon me vizitën në oborrin e familjes Mbretërore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkëritë e Sarajevës.( pagese extra 1 euro). Nisemi me guidën për vizitat në Bashqarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marrëveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT. Kohë e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Vazhdimi i turit me vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake. Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për të përdorur facilitetet e hotelit si: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër. Këtë mbrëmje festojmë së bashku duke organizuar Darkë Festive me Muzikë Live në restorantin e hotelit.
Pas mëngjesit në hotel nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të ndalojmë në Medjugorje ose vendi i Gospa Mira ( Zonja e Paqes) ku do të vizitojme Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores. Pas përfundimit të vizitave, nisja për në Tiranë. Gjatë rrugës pushime të shkurtëra kafeje. Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.