Image

Pushime ne Volos

9, 16 Korrik €299
6, 20, 27 Gusht €359
3 Shtator €269

€269
Personi

Programi

01

Dita 1:

Nisja nga Tirana ne oren 04:00. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Kalimi i doganes ne piken kufitare Kapshticë. Mberritja dhe akomodimi ne hotel. Qendrim i lire. Mbrëmje e lirë për shëtitje në portin e Jahteve të Volosit dhe sugjerime nga guida per konsumimin e darkës nen sugjerimet e guides në një tavernë tradicionale greke.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisje nga porti për një udhëtim panoramik me anije drejt ishullit të Skiathos (extra €40/personi) Vizitë në qytetin e vjetër, dhe më pas ndalesë për plazh në Koukounaries, një ndër plazhet më të bukura të Greqisë me rërë të artë dhe ujëra të kristalta. Kthim në Volos në orët e pasdites. Mbrëmje e lirë.

03

Dita 3:

Mëngjes në hotel dhe nisje për në Kala Nera, fshat bregdetar në rajonin e Pelionit. Kohë e lirë për plazh, not dhe relaks. Drekë e lirë në një nga tavernat buzë detit. Kthim në hotel në mbrëmje.

04

Dita 4:

Pas mëngjesit, ndalesë në plazhin e Agria-s, një tjetër perlë bregdetare për një pushim të shkurtër. Kthimi në Hotel dhe pasdite vizitojme trenin historik të Pelion-it (Moutzouris) (extra €20/personi). Moutzouris është një tren historik me avull që lëviz përmes fshatrave tradicionale të mbuluar nga gjelbërimi dhe ofron pamje të mrekullueshme të zonës. duke lidhur Volosin me Milies. Kthimi ne hotel. Mbrëmje e lirë dhe shëtitje përgjatë shëtitores.

05

Dita 5:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për ne Kallabaka ku do të bëjmë një vizitë panoramike të disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës. Zonës më të bukur në Greqi që shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i ushqimit në Meteora. Nisemi drejt pikës kufitare të Kakavisë, ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë!

Akomodimi:

HOTEL MAGNES 4* BB 

 

 

Përfshihen/Nuk Përfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035