13 Qershor
€499
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tirana – Nice 12:10 – 14:20. Mbërritje në Nice, pritja nga autobusi dhe transferimi drejt qendrës së Nice ku do të vizitojmë: -Vieux Nice (qyteti i vjetër) -Place Masséna -Promenade des Anglais -Bulevardet dhe hotelet luksoze Pas vizitave nisja drejt hotelit, sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Menton (~30 min).Vizitë e qytetit dhe shëtitje rreth 1 orë. Vazhdimi për Monaco / Monte Carlo (~30 min) ku do të vizitojmë: -Shkëmbi i Monacos -Pallati i Princit (nga jashtë) -Sheshi i Kazinos dhe zona e Monte Carlo. Pasdite vizitë në Èze, fshatin e ngushtë mes rrugicave dhe pamjeve panoramike të Mesdheut. (~20–30 min nga Monaco). Pas vizitave kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lirë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Saint-Tropez (udhëtimi zgjat 2 orë) (Opsionale, pagesë extra 20 euro/person) Shëtitje dhe vizitë e qytetit, porti dhe plazhet. Në kthim ndalesa në Cannes ku do të vizitojme Boulevard de la Croisette, Pallati i Festivalit. Pas vizitës në Cannes, do të ndalojmë në Antibes (~30–45 min). Kthim në Nice për akomodim dhe mbrëmje të lir
Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për shëtitje të shkurtër dhe një kafe mëngjesi buzë deti në Côte d’Azur. Transferim direkt në aeroport për fluturimin Nice – Tirana 14:55 – 16:50.
Itinerari i fluturimeve Qershor :
Nisja: Tirane 12:10 – 14:20 Nice.
Kthimi: Nice 14:55 – 16:50 Tirane.
POLITIKAT E FËMIJËVE
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
POLITIKAT E UDHËTIMIT
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.