28 Qershor
€59
Personi
Nisja nga Tirana në oren 05.00. Nisja nga Durresi ne oren 05:30. (Kthimi ne Durres 5 euro extra) Vazhdojme udhëtimin me autobus për në Janinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi nga Pika kufitare e Kakavisë drejt Janinës, kryeqendrës së Epirit. Vizitohet Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret dhe Xhamitë e vjetra dhe ishulli i Janines ku ndodhet dhe shtepia muzeale e Ali Pashe Tepelenes . Pasdite, vonë, vazhdimi i rrugës për në Kallabaka. Sistemimi dhe akomodimi në hotel.
Mengjesi në hotel. Paradite, vizitë panoramike e disa prej manastireve më të famshëm të Meteorës. Zonës më të bukur në Greqi që shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. Konsumimi i ushqimit në Meteora. Vizitë në Kostur. Kthimi ne Shqipëri nga dogana e Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe. Mberritja në Elbasan dhe Tiranë në mbremje. Fundi i shërbimit tonë!