26 Nentor €1239
3 Dhjetor €959
10 Dhjetor €899
17 Dhjetor ⏐14, 21, 28 Janar ⏐ 4 Shkurt €699
2 Janar €799
7 Janar €1029
€699
Personi
Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 13:05 - Mbrritja në Dubai në orën 21:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar. -(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. -(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Mëngjesi në Hotel. -(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. -(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai. -(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:00 - Mbrritja ne Tirane 12:05.
Shënim: Përfshihen:
– Një Bagazh 7 kg (55 x 40 x 23 cm).
– Një Bagazh 20kg.
Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel – Vlerësimi në booking 9.1 https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
2. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60