Image

Colmar , Strasburg

9 Nentor €249
7 Dhjetor €329

€249
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi nga Tirana për në Bazel. Nisja nga Tirana ne 5.50. Mbrritja në Bazel në orën 8.00. Pas mbërritjes, nisja drejt Mulhouse. Vizitë në qendrën historike të qytetit, ku shihen: Place de la Réunion, Bashkia historike, Tempulli Saint-Étienne dhe Place de la Bourse.Më pas, nisja drejt Colmar. Vizitë në një prej qyteteve më karakteristike të Alsasës. Shihen: lagjja Krutenau, e njohur si “Venecia e Vogël”, kanali Lauch, qendra historike, Kisha e Shën Martinit, Shtëpia Adolph, Maison des Têtes dhe rrugicat me shtëpitë tradicionale shumëngjyrëshe. Pas përfundimit të vizitës, nisja drejt Strasburgut. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Strasburg, qendra historike e të cilit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë vizitës shihen: Katedralja Notre-Dame e Strasburgut, Maison Kammerzell, Sheshi Gutenberg, lagjja karakteristike Petite France, kanalet e qytetit dhe Ponts Couverts. Në varësi të kohës në dispozicion, vizitë panoramike pranë Parlamentit Europian.Më pas, nisja për në Baden-Baden. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë në qytetin e njohur termal gjerman, të pozicionuar pranë Pyllit të Zi. Gjatë vizitës shihen: qendra historike, Lichtentaler Allee, Kurhaus dhe Kasinotë e Baden-Badenit, Teatri, Kisha Stiftskirche dhe Festspielhaus. Transferimi për në Aeroportin Karlsruhe/Baden-Baden. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Baden Baden në orën 18.40. Mbërritja në Tiranë, në orën 20.45

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

Kujdes:

Fluturimi i kthimit për Nisje më 9 Nëntor është në orën 15.00.
Programi do realizohet, duke u nisur nga Hoteli më heret.

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035