28 Nentor
€439
Personi
Takimi me shoqëruesin e grupit në aeroportin e Tiranës, 2 orë përpara fluturimit, për t’u prezantuar dhe për të kryer procedurat e nisjes. Në orën 14:20 nisemi me fluturim direkt nga Tirana drejt Budapestit. Mbërritja në Aeroportin e Budapestit në orën 15:35. Pas procedurave aeroportuale, nisemi drejt qendrës së qytetit. Në vijim do të zhvillojmë një shëtitje me anije në lumin Danub, ku do të kemi mundësi të admirojmë disa prej monumenteve më të rëndësishme të Budapestit dhe pamjet panoramike të qytetit. Pas shëtitjes me anije, do të vazhdojmë me një shëtitje në këmbë drejt Urës së Luanëve (Széchenyi Chain Bridge), një nga simbolet më të njohura të Budapestit, e cila lidh Budën me Pestin. Nga ura do të shijojmë pamjet e mrekullueshme të Danubit dhe Parlamentit të Budapestit. Më pas do të kemi pak kohë të lirë në qendër për të shijuar atmosferën festive të qytetit. Rreth mbrëmjes nisemi drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit fillojmë vizitën panoramike të Budapestit. Do të kalojmë përgjatë Andrássy Avenue, një nga bulevardet më elegante dhe karakteristike të qytetit, duke vijuar drejt Sheshit të Heronjve, ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për fotografi. Në vijim vazhdojmë drejt qendrës së qytetit, ku do të ndalemi pranë Parlamentit Hungarez, një nga monumentet më ikonike të Budapestit, për të shijuar pamjen dhe për të bërë fotografi. Më pas vazhdojmë drejt Bazilikës së Shën Stefanit, një nga monumentet kryesore të qytetit. Në vijim nisemi drejt Kodrës Gellért, ku ndodhet Citadela, një nga pikat panoramike më të bukura të Budapestit. Këtu do të kemi kohë për të shijuar pamjet mbi Danubin, Parlamentin, urat dhe qytetin e Budapestit, si dhe për fotografi. Pas vizitës në Citadelë, nisemi direkt drejt Vjenës. Në varësi të orarit të mbërritjes, do të kemi kohë të lirë për një shëtitje të parë në qendrën e Vjenës dhe në zonën e Stephansplatz. Akomodimi në Vjenë.
Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat në Vjenë. Do të vizitojmë Pallatin Schönbrunn, ish-rezidenca verore e familjes perandorake Habsburg, së bashku me kopshtet e tij të bukura. Më pas vazhdojmë drejt Belvedere Palace, një nga shembujt më të bukur të arkitekturës baroke në Vjenë. Në vijim do të kemi kohë të lirë në qendrën historike të Vjenës në zonën e Hofburg dhe Katedrales së Shën Stefanit ku do te kemi mundesi për shëtitje, drekë dhe shopping. Pasdite, nisemi drejt Bratislavës. Pas mbërritjes në Bratislavë do të zhvillojmë një vizitë të shkurtër në Old Town, ku do të shëtisim në rrugicat historike dhe do të shohim Michael’s Gate, një nga simbolet e qytetit. Më pas do të vazhdojmë drejt Bratislava Castle, ku do të kemi mundësi të shijojmë pamjen panoramike mbi qytet dhe lumin Danub. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë në Bratislavë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të kemi një ndalesë të shkurtër në Blue Church – Kisha e Shën Elizabetës, një nga ndërtesat më karakteristike të Bratislavës në stilin Art Nouveau. Pas vizitës, nisemi direkt drejt Aeroportit të Bratislavës për të kryer procedurat aeroportuale. Në orën 14:00 nisemi me fluturim drejt Tiranës. Mbërritja në Aeroportin e Tiranës në orën 15:35. Fundi i shërbimit tonë.
POLITIKAT E FEMIJEVE:
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
POLITIKA TE PERGJITHSHME:
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.