2 Tetor €469
27 Nentor €499
€469
Personi
Takimi në aeroport me shoqëruesin e udhëtimit, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. Nisja në orën 06:45. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:30. Transferimi me autobus drejt Giethoorn, një nga fshatrat më piktoreskë të Holandës, i njohur si “Venecia e Veriut” për kanalet dhe shtëpitë tradicionale. Kohë e lirë për shëtitje, drekë dhe eksplorim të fshatit. Sipas dëshirës sugjerojmë shëtitje me varkë nëpër kanalet karakteristike të Giethoorn. Pas vizitës, vazhdimi i udhëtimit drejt Amsterdamit. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.
Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken. Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë. Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square. Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale dhe me pagese extra). Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e dytë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja me autobus drejt Volendam, një fshat tradicional peshkatarësh i njohur për portin e tij karakteristik, atmosferën autentike dhe restorantet lokale ku mund të provohen specialitetet holandeze. Vazhdimi i udhëtimit drejt Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, fshatin muze më të njohur në Holandë me mullinj ere funksionalë, shtëpi tradicionale dhe punishte artizanale. Zona ofron një eksperiencë autentike të kulturës dhe historisë holandeze. Kohë e lirë për fotografi, souvenir dhe eksplorim individual. Kthimi në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e tretë.
Pas mëngjesit në hotel dhe check-out, transferimi drejt aeroportit të Eindhoven. Fluturimi Eindhoven – Tiranë në orën 10:10. Mbërritja në Tiranë në orën 12:40. Fundi i shërbimit tonë.
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:45-09:30 Eindhoven
Kthimi: Eindhoven 10:10 – 12:40 Tirane
POLITIKAT E FEMIJEVE
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
POLITIKAT E UDHETIMIT:
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.