Image

Amsterdam , Bruksel

28 Maj

€449
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.00. Mbrritja në Bruksel në orën 09.00. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam. OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.

04

Dita 4:

Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel - Tiranë në orën 21:05. Mbrritja në Tiranë në orën 23:35.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

KOPSHTI I TULIPANEVE DO TE JETE I HAPUR NGA DATA 21 MARS DERI NE DATEN 10 MAJ!

JU LUTEM PERZGJIDHI EXTRA NE MOMENTIN E REZERVIMIT!

 

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035