Image

Paris dhe Mynih

14 Mars

€479
Personi

Programi

01

Dita 1:

Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

05

Dita 5:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

06

Dita 6:

Mëngjesi në Hotel. Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

07

Dita 7:

kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035