Image

Vjenë dhe Budapest

26 Nentor

€509
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 10:45 - Mbrritje më 12:30. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi ne Hotel. Nisje,për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Budapest. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Vazhdimi i vizitave ne qytetin e Budapestit ,Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel.

05

Dita 5:

Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja më 06:45. - Mbrritje ne Tiranë më 08.10.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035