23 Dhjetor
€349
Personi
Nisja në oren 01:00 të mëngjesit nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, fillimisht drejt Split ku do të kryejme një vizitë të shkurtër dhe më pas vazhdojmë udhëtimin për në Zagreb. Mbërritja në Zagreb. Sistemimi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin e Zagrebit ku do te kryejme nje ndalese 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.
Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.