Image

Vjenë, Bratisllavë

27 Mars

€379
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport. Udhëtimi me avion Tiranë - Bratisllavë. Mbërritja në orën 09:55 në Bratisllavë. Nisja drejt Vjenës dhe fillojme vizitat në monumentet e kryesore, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e qytetit si dhe Hofburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral. Pas vizitës, sistemim dhe fjetje në hotel në Vjenë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vazhdojmë vizitat ne Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes perandorake Habsburg si dhe kopshtet e tij të bukura. Me pas vizitojmë Belvedere Palace, një shembull elegant i artit dhe arkitekturës baroke, me kopshtet e tij të rregulluara dhe pamje mbresëlënëse Pas vizitave transferim për në Bratisllavë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Bratisllavës: Old Town, me shëtitje në rrugicat historike, statujat e famshme dhe Michael’s Gate. Më pas shëtitje përreth Bratislava Castle, me pamje panoramike mbi qytet dhe lumin Danub. Ndalesa pranë St. Martin’s Cathedral dhe Primate’s Palace, ndërtesa historike që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të qytetit. Pas kësaj, vizitë e shkurtër te Blue Church (St. Elizabeth’s Church) për të admiruar arkitekturën unike Art Nouveau. Dita përfundon me qëndrim të lirë në Eurovea Promenade, buzë lumit Danub. Sistemimi dhe akomodimi në hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel, dhe transfera direkt për në aeroportin e Bratisllavës. Fluturimi në 06:00 nga Bratisllva dhe mbërritja në Tiranë në 07:35. Fundi i shërbimit tonë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

POLITIKAT E FEMIJEVE:

– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

 

POLITIKA TE PERGJITHSHME: 

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035