23 Dhjetor €499
30 Dhjetor €549
2 Janar €499
€499
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Bruksel. (2 orë : 20 min) Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes. Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven. Pas vizites së Roterdamit vazhdimi udhetimit per ne Amsterdam. Akomodimi ne hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Amsterdamit. Fjetia në Amsterdam.
Mëngjesi në Hotel. Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17. Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë. Fjetia në Amsterdam. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Amsterdamit, nën magjinë e spektaklit të Christmas market. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.
Mëngjesi në Hotel. Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit. Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave. Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike. Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Amsterdamit. Fjetia në Amsterdam.
Nisja mengjes heret drejt Eindhovenit Transferta për në aeroportin e Eindhovenit për fluturimin direkt Eindhoven – Tiranë. (2 orë : 30 min)