20 Prill
€349
Personi
Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 08.25. Mbrritja në 10.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë - Tiranë. Nisja më 14.55 dhe Mbrritja në Tiranë më 16.40.