Image

Valencia, Madrid, Toledo

16 Tetor

€499
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Valencia. Mbërritja në aeroportin e Valencias në orën 20:15. Pas procedurave aeroportuale, bëhet transfera për në hotel. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët për të vizituar monumentet kryesore si: - Qyteti i Arteve dhe Shkencabe (pjesa e jashtme) - La Lonja de Seda (UNESCO) - Katedralja e Valencias dhe Kulla El Micalet (pjesa e jashtme) - Sheshi i Mbretereshës si dhe Sheshi i Bashkisë. Pasdite, nisemi drejt Madridit, udhëtimi zgjat rreth 3 orë e 30 minuta. Mbërritje në hotel në Madrid. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesi nisemi nga Madrid me autobus për të vizituar Toledon, një nga qytetet më karakteristike të Spanjës i njohur për ndërthurjen e traditave kristiane, myslimane dhe hebraike. Vizitë në monumentet kryesore si: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador de Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Pas vizitave në Toledo, kthimi në hotel në Madrid. Në mbrëmje, ofrohet si opsion një dalje në një lokal tradicional spanjoll për të ndjekur një spektakël autentik Flamenco Show. Një përvoje kulturore unike që përcjell ritmin e vërtet të Spanjës (Opsionale me pagesë extra 40 euro/person, përfshihet një pije gjatë mbrëmjes)

04

Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, do të vizitojmë monumentet dhe atraksionet kryesore të Madridit Vizitë Panoramike e Monumenteve kryesore të qytetit: Parku Buen Retiro, Prado Museum, Plaza Mayor, Mercado San Miguel, Royal Palace, Puerta del Sol, Gran Via. Transferta në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid - Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 22.00. Mbrritja në Tiranë në orën 01:15.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

POLITIKAT E UDHËTIMIT 

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro. 
Ndersa femijet 2-10 vjeç përfitojnë 20€ zbritje nga çmimi i paketës.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 6 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035