Image

Viti I Ri në Vjenë

23, 24 Dhjetor €399
31 Dhjetor €449
3 Janar €399

€399
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Vjenë. (1 ore : 30 min) Pas mberritjes ne Vjene, fillojme me vizitat e qytetit nga Pallati i Belvederes me 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok. Vizitat vazhdojne me pas ne Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme, dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë. Mbrëmje e lirë për të shijuar festen në Christmas Market e Vjenës. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Vjenës, nën magjinë e spektaklit të Christmas market. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes. Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash. Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, nje nder sheshet simbol te Vjenës. Kthim ne hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Vjenës.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume I ngjashem me Pallatin e Versajes. Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore , Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja. Vazhdimi i dites ne qender te tregtare transferta për në aeroportin e Vjenes. Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Vjena për në Tiranë me fluturim direkt (1 ore : 35 min)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035