Image

Udhetim ne Venecia dhe Verona

25 Janar €169
14 Shkurt €179
1 Mars €179
7, 21, 23 Mars €189
8, 14 , 15, 22, 23, 29 Mars €199

€169
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Trevizo. (1 orë : 40 minuta) Pas procedurave doganore udhetojme per ne Verona. Vizita ne Verona fillon me nje shetitje ne mes te romances ne qytetin e dashurisë, ku mund te gjeni ende deshmitë e tragjedisë Shekspiriane ne ballkonin e Romeos dhe Xhulietes. Verona ishte një qytet i rëndësishëm romak dhe është i pasur në zona arkeologjike, më i madhi i të cilave është Arena Romake dhe rrugët e ngushta të veshura me pallate të bukura që përbëjnë qendrën historike. Pas vizites ne Verona kthimi ne Vicenza dhe akomodimi ne hotel 4 Yje.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit do të marim anije për të hyrë në Venecia. Gjatë turit panoramik të Venecias do të keni mundësi të vizitojmë: Sheshi i Shën Markut dhe Pallati i Dukës – një nga kryeveprat e stilit gotik venecian. I ndërtuar në vitet 1309 – 1324, pallati përveç se rezidencë e Dukës së Venecias, ka qenë gjithashtu qendër e shumë institucioneve të tjera politike si burgjet e vjetra apo gjykata e lartë, deri kur Venecia u pushtua nga Napoleoni në vitin 1797. Një ndër të burgosurit e pallatit të Dukës ka qenë dhe donzhuani i famshëm Xhakomo Kasanova, i cili u dënua me 5 vjet. Bazilika e Shën Markut – një nga shembujt më të mirë të arkitektures bizantine. Për shkak të mozaikëve bizantine dhe statusit të saj si simbol i fuqisë dhe pasurisë së Venecias njihet me emrin Kisha e Artë. Kulla e Orës – ndërtesë e shekullit te XV. Ora është vendosur në pozicion të tillë që të mund të shikohej nga ujërat e lagunës, dhe të mund ti tregonte të gjithëve vizitorëve për pasurinë dhe pushtetin e Venecias. Kampanilja e Shën Markut – një nga simbolet e qytetit. Kulla është 98.6 m e lartë dhe gjendet përballë bazilikes së Shen Markut. Filloi të ndërtohej në shekullin e IX, dhe përfundoi në shekullin e XII. Më pas do të kemi mundesi të vizitojmë Urën Rialto, një nga urat më të rëndësishme dhe më romantike të qytetit. Kohe e lire per dreke. Tur Opsional – Shëtitje me gondola në Venecia. Gjatë këtij shetitjes me gondola kemi mundësinë të eksplorojmë disa nga brigjet më interesante të Venecias. Vizita fillon në ishullin e Muranos, popullsia e të cilit dallohet për punime artizanale, kryesisht për përpunimin e xhamit. Shëtitja më pas vazhdon në brigjet e Venecias, duke u shndërruar në një kujtim të paharrueshëm gjatë kohës së qëndrimit në këtë qytet. *Pas vizites ne Venecia nisja nisja për në aeroportin e Trevizos. Fluturimi direkt nga Trevizo në Tiranë. (1 orë : 30 minuta)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035