Image

Udhetim në Paris

11 Tetor €489
8 Nentor €349
27 Nentor €399

€349
Personi

Programi

01

Dita 1:

Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:05. Mbrritja në Paris në 09:00. Transferimi për në Qytet. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi dhe akomodimi në hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 09:45. Mbrritja në Tiranë në orën 12.20.

Përfshihen/Nuk Përfshihen:



Opsionalet e turit:

1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €35 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 20 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
5. Ngjitja ne Kullen Eiffel , kati i dyte me ashensor €28  (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
 
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit duke i shtuar si opsionale ne rezervim.

Dita e hyrjes ne atraksione mund varioj ne varesi te disponueshmerise! 

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035