14 Mars
€399
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë e 30 minuta perpara përpara fluturimit, sipas orareve përkatëse të specifikuara më sipër. Nisja nga Tirana në orën 06:00 dhe mbërritja në Maltë në orën 07:50. Pas përfundimit të procedurave aeroportuale, takimi me autobusin vendas dhe nisja e vizitave turistike. -Do të vizitojmë qytetin e Valletta, kryeqytetin historik të Maltës -Upper Barrakka Gardens (pamje panoramike mbi Grand Harbour) -Republic Street dhe Merchant Street -Qendra historike e qytetit Kohë e lirë për drekë. Në vijim, transferim drejt zonës së Three Cities, ku do të vizitojmë Birgu (Vittoriosa) si dhe Senglea. Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt hotelit dhe sistemimi në dhoma. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit në hotel, nisja me autobus turistik për vizitat e ditës. Vizitë në qytetin mesjetar të Mdina, i njohur si “Qyteti i Heshtur”, me shëtitje në qendrën historike dhe kohë të lirë për fotografi. Vazhdimi i udhëtimit drejt Dingli Cliffs, klifet më të larta të Maltës, ndalesë panoramike për foto. Kohë e lirë për drekë gjatë itinerarit. Pasdite, vizitë në Popeye Village, kompleksi filmik i ndërtuar për filmin “Popeye”, një nga atraksionet më të njohura të ishullit, me pamje spektakolare mbi Anchor Bay. Pas përfundimit të vizitave, kthim në hotel. Mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit në hotel, nisja drejt jugut të ishullit. Vizitë në Blue Grotto, formacione natyrore shkëmbore mbi det. (Xhiro me varkë opsionale, në varësi të kushteve të motit.) Vazhdimi drejt fshatit tradicional të peshkatarëve Marsaxlokk, i njohur për varkat shumëngjyrëshe “luzzu”. Shëtitje në port dhe kohë e lirë për drekë me specialitete peshku. Pasdite, kthim drejt hotelit dhe kohë e lirë për relaks. Mbrëmja e lirë. Akomodim në hotel.
Në orët e para të mëngjesit, transferim nga hoteli drejt aeroportit të Maltës. Nisja nga Malta në orën 08:25 dhe mbërritja në Tiranë në orën 10:05.
Itinerari i fluturimeve :
Tiranë – Maltë | 06:00 – 07:50
Maltë – Tiranë | 08:25 – 10:05
POLITIKAT E FËMIJËVE
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
POLITIKAT E UDHËTIMIT
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.