Image

Udhëtim në Kryeqytetet Skandinave

30 Mars

€549
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17:20. Mbrritja në Aeroportin Stockholm në orën 20:25. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe fjetja në hotel ne Stockholm.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë. Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg. Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Orebro. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro. Vazhdon udhetimi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat rreth3 orë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

05

Dita 5:

Mengjesi ne Hotel. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsingor , ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Nisja per ne Copenhagen. Udhetimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vazhdimi i udhetimin per ne Malmo nepermjet ures ne Oresundit. Vizit e qendres Historike te Malmos. Transferta për në aeroportin e Malmo. Fluturimi direkt Malmo - Tiranë. Nisja në orën 23.30. Mbrritje në orën 02:05.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035