27 Nentor €419
29 Nentor €399
€399
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja në orën 19:30 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 22:10, pas mberritjes nisemi drejt hotelit per te kryer akomodimin.
Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të vizitojmë Parkun Guell dhe më pas do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Do te vazhdojmë vizitën ku do te konsumojmë edhe drekën. Pas dreke do të shkojmë për të vizituar Akuariumin e Barcelonës dhe pas kësaj vizite do te vazhdojmë drejt Portit te Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Kthimi në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat. Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel. Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).
Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan. Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:00. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në orën 23:35. Ketu përfundon shërbimi ynë.