Image

Tur në Kajro dhe Plazh All Inclusive në Alamein

19 Shtator

€999
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi Tiranë - Kajro nëpërmjet Romës. Nisja më 06.00. Mbrritje në Romë në orën 07.40. Nisja nga Roma në 18.15 - Mbrritje në Kajro më 22.45 Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizita në Piramidat e Giza dhe Sphinx Opsionale: Hyrje në Piramidat– Keopsi, Kefreni, Mikerini Opsionale: Mundësi fotografimi dhe shëtitje me deve Pasdite Vazhdimi udhëtimit për në: Saqqara dhe Memphis Opsionale Hyrje ne Saqqara – Piramida e Xhoserit Opsionale: Hyrje në Memphis – Skulptura e Ptah dhe rrënojat. Kthim në hotel dhe pushim. Opsionale: Darkë në Nil Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Vizita në Grand Egyptian Museum ose Egyptian Museum Tahrir Eksponate faraonike, mumje dhe thesarë të famshëm. Vazhdimi i Vizitës në Cairo Citadel, ku ndodhet dhe Xhamia e famshme e Muhamed Aliut, me origjinë Shqiptare. Opsionale: Hyrje në Muzeun Egjiptian. Opsionale: Hyrje ne Citadel dhe Xhamine e Muhamed Aliut Pasdite vizitë në Xhamitë Historike Al-Hussein Mosque ose Al-Azhar Mosque dhe më pas, Shëtitje në Pazarin Khan el-Khalili Kthim në hotel dhe pushim.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Nisja nga Kajro për Aleksandri heret në mëngjes. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizita në Aleksandri, Opsionale: Hyrje në Bibliotheca Alexandrina – bibliotekë dhe ekspozita Opsionale: Hyrje në Citadel of Qaitbay – fortesa buzë detit. Opsionale: Pompey’s Pillar dhe Catacombs of Kom El Shoqafa Mbaron me një Shëtitje dhe fotografi në Corniche ose port Rreth orës 15.00, Nisja për Alamein. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Mbrritje dhe Sistemimi në Hotel. All Inclusive në Hotel.

05

Dita 5:

All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

06

Dita 6:

All Inclusive dhe Fjetje në Resort.

07

Dita 7:

All Inclusive. Pasdite vonë, Nisja për në Aeroportin e Aleksandrisë. Fluturimi për në Tiranë nëpërmjet Romës. Nisja më 23.40.

08

Dita 8:

Mbrritje në Romë në orën 02.05. Nisja nga Roma në 08.20 - Mbrritje në Tiranë në 09.55.

 

Hoteli në Plazh në Alamein: Rixos Premium Alamein 5*L

 

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

 

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035