21 Mars
€349
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit, sipas orareve të përcaktuara. Fluturimi direkt Tiranë – Pisa. Pas mbërritjes në aeroportin e Pisës dhe përfundimit të procedurave aeroportuale, nisja me autobus drejt Sienës (rreth 1h30). Vizitë e qytetit mesjetar të Sienës, një nga perlat e Toskanës: -Piazza del Campo -Duomo di Siena (vizitë nga jashtë) -Torre del Mangia (panoramë) Pas vizitës, nisja përmes Chianti Scenic Drive, rrugë panoramike mes kodrave, vreshtave dhe ullishtave tipike toskane. Ndalesë në zonën e Chiantit, kohë e lirë për drekë dhe degustim vere & produkte lokale (opsionale), në një ambient autentik rural. Në vijim, nisja drejt Montepulciano, një nga qytetet më fotogjenike të Toskanës: Shëtitje në qendrën historike si dhe pamje panoramike mbi Val d’Orcia Pas përfundimit të vizitave, nisja drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel. Nisja drejt San Gimignano, qyteti i famshëm i kullave mesjetare: -Vizitë e qendrës historike, si dhe shëtitje mes kullave ikonike. Pas San Gimignano, vazhdimi i udhëtimit drejt Pienzës, kryevepër e Rilindjes dhe zemra e Val d’Orcia: -Shëtitje panoramike në qendrën historike -Pamje ikonike mbi kodrat toskane Kohë e lirë për drekë dhe produkte tradicionale (djathë Pecorino, verë, bruschetta) Pas përfundimit të vizitave, kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në hotel dhe check-out. Nisja drejt Firences, kryeqytetit të artit dhe historisë: -Piazza del Duomo & Katedralja Santa Maria del Fiore -Piazza della Signoria -Ponte Vecchio Kohë e lirë për shopping ose kafe. Në vijim, nisja drejt Pisës: Vizitë e Kulla e Pizës (vizitë nga jashtë) si dhe sheshin qëndror. Transferim drejt aeroportit të Pisës. Fluturimi direkt Pisa – Tiranë 17:10 – 18:50. Fundi i shërbimit.
INFORMACIONE TË RENDËSISHME
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!