Image

Romë dhe Vatikan

21 Nentor €269
14 Dhjetor €349

€269
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën. Fluturimi direkt Tiranë – Romë (1 orë : 20 minuta) Pas mbërritjes në Romë do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë. Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit. Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës. Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës. Akomodimi në hotel. Fjetia në Romë.

02

Dita 2:

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë. Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali. Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani. Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak. Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit. Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.

03

Dita 3:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit transferohemi në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping. Pas shopping nisemi për në aeroportin e Romës. Pas procedurave doganore, nisja nga Roma me fluturimi direkt Romë – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035