7 Shkurt
€349
Personi
Takimi me shoqëruesin 3 orë përpara në Rinas. Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 12.10 - Mbërritje në Pragë më 14.10. Pasi të kemi mbaruar me procedurat aeroportuale do të nisemi drejt qendrës se qytetit të Pragës. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Do te ecim drejt sheshit të Qytetit të Ri, do vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Qendrim i lire ne qytet.Fjetje në hotel dhe fundi i shërbimit tonë për ditën e parë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritje në Karlovy Vary dhe shëtitje në qytet, ku do të vizitojmë pikat kryesore turistike; -Kolonada e Millës (Mill Colonnade) -Kolonada e Burimit të Nxehtë (Hot Spring Colonnade) -Kisha e Shën Marisë Magdalenë Do shëtisim në pedonalen kryesore përgjate lumit Tepla, që është një nga zonat më tërheqëse të qytetit. Pas vizitave në Karlovy Vary, do të drejtohemi për ne Keshtjellën e Pragës, e cila është edhe kështjella antike më e lashte në botë. Pas vizitave drejtohemi drejt hotelit. Sistemim dhe fjetje në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e dytë.
Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Lagjen Vysheherad. Pas kësaj ndalese, transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 14:45 - Mbrritje në Tiranë më 16:40.