Image

Pragë dhe Vjenë

28 Nentor

€499
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Takimi 3 orë përpara udhëtimit me shoqëruesin në aeroport. Udhëtimi me avion Tiranë - Vjenë. Mbërritja në orën 12:15 në Vjenë. Vazhdon vizita në Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve si dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Kohë e lirë për qëndrim në Sheshin St Stephen's Cathedral. Sistemim dhe akomodim në hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi drejt Pragës, Udhëtimi zgjat afërsisht 4 orë. Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Hradčany, Kisha e Loretos, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Transfera për në hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Transferimi me autobus direkt për në Kështjellën e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë. Do të vizitojmë më pas, Qendrën Historike të Pragës:Sheshi i Vjetër i Qytetit (Old Town Square) dhe Ora Astronomike.Kisha e Shën Nikollës dhe Kisha Tyn si dhe Charles Bridge për të pare një pamje mahnitëse të qytetit. Transfertë për në Aeroportin e Pragës. Fluturimi për në Tiranë sipas orareve të mësiperme. Fundi i shërbimit tonë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

Itinerari i fluturimeve :
Nisja: Tirane 10:30 – 12:15 Vjene.
Kthimi: Prage 22:40 – 00:35 Tirane.

 

POLITIKAT E FEMIJEVE– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

POLITIKAT E UDHËTIMIT 

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 130 euro.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035