Image

Viti i Ri në Pragë

23 Dhjetor
3 Janar

€399
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi ne aeroportin e Tiranes me guiden 2 ore perpara nisjes per kete udhetim ne Prage. Fluturimi Direkt për në Pragë (2 ore) Pas procedurave doganore fillojme vizitat e Prages duke filluar Kështjellen e Pragës e cila ndodhet ne krahun e majte te Lumit Vlatva, Ky kompleks, ndertimi i se ciles ka filluar qe ne shek 9 dhe ka vazhduar te ndryshoje dhe zhvillohet pambarimisht gjate 11 shekujve, fillimisht eshte krijuar si rezidenca e Princeshave Ceke, me pas e Mbreterve te Bohemise, dhe qe nga 1918, residence Presidenciale. Pas vizitave akomodimi ne hotel Fjetia ne Prage

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës. Mbrëmje e lirë. Fjetia ne Prage

03

Dita 3:

Mëngjes i vonshem në hotel. Rreth ores 10:30 transferta për në Aeroportin e Prages Fluturimi Direkt Pragë – Tiranë (1 ore: 50 min)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035