15, 22 Mars
€359
Personi
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Napoli. (1 ore : 10 min) Pas mberritjes në Napoli dhe në shoqërinë e guidës vizitojmë monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Transferta nga Napoli drejt Salernos. Akomodimi në hotel në Salerno. Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në Hotel. Nisja herët me autobus për në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj. Nisja me traget për në ishullin Kapri (opsionale) Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp. Kthimi me traget në Sorrento. Kthimi në hotel në Salerno. Mbrëmje e lirë.
Mëngjesi në Hotel. Vizite me anije Salerno-Positano-Amalfi-Salerno. (Opsionale me pagese ekstra) Nisja për në Positano me autobus. Mbrritja sipër Positanos. (Kujdes, Autobuzi nuk lejohet të zbresë në qendër, Zbritja bëhet në këmbë). Shëtitje në shëtitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres. Pas shëtitjes në Positano është radha për të filluar aventurën blu, ku me anije nisemi për në Amalfi. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Kthimi ne port ne Positano dhe kthmi ne hotel ne zonen e Salernos Mbremje e lire.
Mëngjesi në hotel. Vazhdimi i vizitave në Salerno: shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. Transferta per ne per aeroportin e Salernos Fluturim direkt Salerno – Tiranë (1 ore : 15 min)