Image

Madrid , Malaga ,Valencia

€420
Personi

15 Tetor

Progrmi

01

Dita 1:

Fluturimi direkt Tiranë - Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17.15. Mbërritje në Madrid në orën 20:25. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurta gjatë ushëtimit. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon udhëtimi për në Sevillle. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë pa ndalesa. Vizitë në Seville rreth 2 orë, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritje në Malaga. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Nisja për në Granada. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e shkurtërnë Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon udhëtimi për në Alicante. Udhëtmi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Mbrritje në Alicante. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

05

Dita 5:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Valencia. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Nisja për në Aeroport Fluturimi direkt Valencia - Tiranë. Nisja nga Valencia në orën 20:45. Mbërritja në Tiranë në orën 11.55.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

20% Off
On Paris
Tour

    Image