Image

Ljubljane , Liqeni Bled , Zagreb , Liqenet e Plitvices

23 Dhjetor
2 Janar

€299
Personi

Programi

01

Dita 1:

Prezantimi në stacion me Guidën tonë dhe nisja e udhëtimit. Nisja bëhet një ditë përpara udhëtimit, me nisje nga Tirana në orën 22:00 dhe nga Durrësi në orën 21:00. Udhëtimi vazhdon në drejtim të Zagrebit, përmes Malit të Zi dhe bregut të Dalmacisë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Zagreb akomodohemi në hotel. Pas nje pushimi te shkurter ne hotel, fillojmë vizitën në Zagrebin, kryeqyteti i Kroacisë. Ky qytet është një përzierje e arkitekturës historike dhe jetës moderne urbane. Ndërmarrim një shetitje në rrugët me kalldrëm të qytetit të vjetër dhe vizitojmë monumentet kryesore. Ura mbi lumin Sava është një tjetër vend i rëndësishëm. Pas vizitave kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

02

Dita 2:

Pas mëngjesit në hotel. Më pas vazhdojmë për në Liqenin e Bledit, ku mund të shijojmë pamjet përrallore të natyrës. Vizitat tona vazhdojnë në Lubjanë, ku eksplorojmë qytetin e vjetër, Katedralen e Shën Nikollës, Urën e Dragoit dhe Kalasë së Ljubljanës. Dita përfundon me një shëtitje në Parkun Tivoli të Ljubjlanës Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.

03

Dita 3:

Pas mëngjesit, nisim udhëtimin drejt Parkut Kombëtar Plitvice, një park i mahnitshëm me 16 liqene të kristalta dhe ujëvara të mrekullueshme. Shëtitja në këtë park natyror është një eksperiencë unike. Më pas, vazhdojmë drejt Trogirit për të përfunduar me akomodimin në hotel. Mbrëmje e lirë në Trogir, në qytetin bregdetar të Dalmacisë.

04

Dita 4:

Pas mëngjesit, vazhdojmë me vizitën në Trogir, një qytet historik me arkitekturë mbresëlënëse. Fillojmë me Katedralen e Shën Lovros dhe Pallatin Cipiko, kalojmë te Kalaja Kamerlengo dhe Sheshi i Qytetit për të parë Kullën e Orës. Vizitojmë gjithashtu Portën e Veriut dhe Manastirin Benediktin. Vizita përfundon me një ecje nëpër rrugicat e ngushta dhe Urën e Vjetër që lidh Trogirin me ishullin Çiovo. Pas vizitave nisemi për kthimin në Tiranë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe kthimi në Tiranë dhe Durrës në mbrëmje vonë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035