Image

Liqeni Komo , Lugano , Milano

6 Dhjetor
13 Dhjetor

€179
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Bergamo, Milano. (1 orë e 40 min) Pas mbërritjes në Bergamo udhëtojmë me autobuz për në Lugano, për të vizituar qytetin zvicerian dhe atraksionet kryesore të tij si: Katedralja San Lorenzo, Kisha Santa Maria, Parco Ciani, Piazza della Riforma etj. Qendra e qytetit me sheshet dhe arkadat e stilit mesdhetar, dhe parqet e shumta me bimë subtropikale si Parco Civico në brigjet e liqenit ju ftojnë të shëtisni dhe shijoni atmosferën. Pranë shëtitores buzë liqenit ndodhen edhe Kopshtet Belvedere, ku parku krenohet jo vetëm me Kamelitë (të njohura si trëndafilat e dimirti) dhe Vjollcat, por edhe bimët e panumërta subtropikale dhe veprat moderne të artit. Pas vizitës në Lugano nisja për në Milano. Vizitë e qendrës së Milanos si : Palazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës së Milanos transferta në hotel në zonën e Monzas. Akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisje me autobuz për në Liqenin Komo, i njohur lokalisht si Lago di Como ose Lario, është liqeni i tretë më i madh italian. I vendosur në rrëzë të Alpeve, Liqeni Komo ofron disa nga peizazhet më romantike dhe piktoreske në Itali. Forma e tij karakteristike e përmbysur-Y vjen nga shkrirja e akullnajave e kombinuar me veprimin gërryes të lumit Adda. Kjo çoi në formimin e dy degëve jugore që kulmojnë në qytetet Komo dhe Lecco, në mes të të cilave shtrihet Bellagio e famshme : ku Komo dhe Bellagio jane 2 destinationet kryesore të cilat janë edhe itinerari i turit tonë. Pas mbërritjes në Liqenin e Komos, do të vizitojmë qytetin kryesor të Liqenit, qyteti i Komos, i cili të magjeps me përzierjen e tij të përsosur të kulturës, arkitekturës dhe bukurisë natyrore. Qendra e qytetit, atraksionet kryesore turistike dhe bulevardi buzë liqenit janë distancë shumë të afërt nga njëri – tjetrit Muret mesjetare të Komos si edhe rrugicat me sheshe magjepsës janë lokacioni i restoranteve dhe dyqaneve tradicionale, tregjeve që shesin prodhime vendase, dhe i Katedrales së Komos. Në zonën buzë liqenit, ku ndodhet skela, mund të vizitoni tempullin e Alessandro Volta dhe parkun e madh që rrethon Villa Olmo neoklasike, dhe në bregun përballë, ju mund të merrni edhe teleferikut për në Brunate. *Opsionale* Në liqenin Komo eksperiencë për të mos u humbur është të vizitoni brigjet e liqenit dhe 2 qytete përrallore si Cernobbio dhe Bellagio. Lundrimi kushton rreth 20 euro personi vajtie (bileta paguhet ne vend) ku anija ndalon ne te tre destinacionet. Sigurisht qe vizitat do te realizohen ne shoqerine e guides. 1. Ndalesa e pare do te jete ne Cernobbio i cili është gjithashtu shtëpia e disa prej vilave më të famshme të liqenit Como, duke përfshirë Villa d’Este, një pikë referimi vjetore për Kombet e Botës që takohen në Forumin Ambrosetti. Gjithashtu, për të mos humbur janë Villa Pizzo dhe Villa Bernasconi me veçoritë e tyre të veçanta magjepsëse, ose Vila Erba piktoreske gjatë stines se pranveres. 2. Pas vizitës në Cernobbio vazhdojme me anije drejt Bellagio, një perlë e liqenit Komo, qytetit të mahnit me qendrën e tij të gjallë, plot me dyqane tipike dhe rrugica shumëngjyrëshe në stilin e vërtetë italian. Në Bellagio eksplorojmë Parkun e Villa Serbelloni dhe Kopshtet e Villa Melzi, dhe më pas shëtisim nëpër fshatrat simpatikë të Pescallo dhe San Giovanni, secili të ofron një paraqitje të ndryshëm në hijeshinë autentike të Bellagio-s. Ndalesa e radhës në Punta Spartivento për të shijuar pamjet mahnitëse të tre degëve të liqenit të Komos dhe qyteteve të zonës qendrore (si Varenna, e cila mund të arrihet në 15-20 minuta me varkë). Pas vizites se Bellagio kthimi me anije ne qytetin e Komos Per klientet qe nuk deshirojne te vizitojme Bellagio dhe Cernobbio me anije, pas turit te qytetit te Komos me guiden, qendrim i lire ne qytet. Rreth ores 17:00 nisja per ne aeroportin e Bergamos Fluturimi direkt Bergamo – Tiranë. (1 orë e 30 min)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035