Image

Mavrovë , Kodra e Diellit

4, 11, 18, 25 Janar
1, 8, 15, 22 Shkurt

€79
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Nisja nga Tirana ne oren 06:30. -Nisja nga Durresi ne oren 05:45. (Pagesë extra 5 euro/personi) -Nisja nga Elbasani ne oren 07:00. ►(Per realizimin e transfertave nga Durresi duhen minimalisht 9 persona pjesemarres) Do te vazhdojme udhetimin tone drejt doganes se Qafe Thanes ku do te bejme nje ndalese per pushim te shkurter ne zonen e Librazhdit. Vazhdojme udhetimin drejt Parkut Kombetar te Mavroves. Qendrimi i lire per ski dhe per te shijuar natyren e bardhe qe Mavrova ofron. Shoqeruesi jone mund t’ju ofroje asistence dhe sugjerime per personat qe duan te mesojne te skijojne. Konsumimi i drekes ne menyre individuale ne restorantet e zones (nuk ju mungon asistenca dhe sugjerimet e guides). Nisja nga Mavrova per ne Shkup rreth ores 14:00 ku do të kemi mundësi të prekim atraksionet turistike më të bukura të qytetit. Akomodohemi në hotel, ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke. Mbremja e lirë.

02

Dita 2:

Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt qendrës së skijimit në Kodrën e Diellit. *E vendosur midis masivit malor të Bjeshkëve të Sharrit, “Kodra e Diellit” disponon 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7.7. km, që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070-2510m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FIS-it (Federates Boterore te Skijimit). *Qendrim i lire per te ushtruar sportin e skijimit ku nuk mungojne dhe sugjerimet e guides. *Pas drekes, nisja drejt Tiranes. Nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Përfshihen/Nuk Përfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035