Image

Rome dhe Firence

5 Mars

€429
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi me stafin tonë në Aeroportin "Nënë Tereza" 2 orë përpara fluturimit , sipas orareve përkatese të specifikuara më sipër. Ne oren 07:50 arrijme ne aeroportin Fiumicino nga Tirana me kompanine e fluturimit Wizz air. Pas procedurave takimi me autobusin vendas dhe vazhdimi i vizitave ne qytet. Do te vizitojme: -Bocca della verita -Piazza del campidoglio -Piazza di Venezia Pas perfundimit te vizitave , nisja drejt hotelit në Romë. Mbrëmja e lirë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Vazhdon vizita në Romë dhe këtë ditë do të vizitojmë Colosseum ku me pas do të drejtohemi drejt atraksioneve të tjera të Romës si: Roman Forum, Piazza Di Spanja, Fontana di Trevi ,Piazza del Popolo. Kthimi dhe akomodimi në hotel Mbrëmja a lirë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Vazhdon vizita në atraksione te tjera te qytetit te Romës si: Vatican , Sant Angelo , Pantheon, Piazza Navona. Pas perfundimit te vizitave, vijojme me nisjen nga qyteti i Romes drejt hotelit ne qytetin e Firenzes. Akomdim ne hotel. Mbremje e lire.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Vazhdojme viziten ne qytetin e firences ne atraksionet si: -Piazza dela Signora -Piazza Duomo Cathedral Santa Maria del Fiore -Ponte Vecchio -Uffizi Gallery. Transferta drejt aeroportit te Pisa Fluturimi kthyes për në Shqipëri. Mbërritja në Tiranë ne oren 19:35

 

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:15 – 08:00 Rome.
Kthimi: Pisa 19:45 – 21:25 Tirane. 

 

 

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035