Image

Firence , Bolonja , Toskana

23 Dhjetor €399
31 Dhjetor €449
2 Janar €399

€399
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën. Nisja nga Tirana për në Bolonjë fluturim direkt (1 orë : 20 minuta) Pas mbërritjes në Bolojna në shoqërinë e guidës vizitojmë qytetin duke filluar nga Piazza Maggiore dhe Bazilikën e San Petronio, për të vazhduar me Bibliotekën më të vjetër në botë dhe Piazza Santo Stefano, ku do të shihni Bazilikën e mrekullueshme qe vezhtron nga piazza. Vizita e Bolojnës përfundon me vizitën në Torre dell Orologio dhe Palazzo d’Accursio Pas vizitave në Bolonja, nisja drejt qytetit të Firences. Vazhdojme viziten ne qytetin e Firences ne atraksionet si: – Duomo Cathedral (Piazza Duomo – Cathedral Santa Maria del Fiore) – Piazza Republica – Piazza di Signiora – Palazzo Vecchio – Galeria Uffizi – Ponte Vecchio – Palazzo Pitti – Piazzale Mikelangelo Pas vizitave të qytetit të Firenzes, nisemi drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë. — Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Firences, nën magjinë e spektaklit të dritave. *Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt qytetit të Sienes. Udhetimi zgjat rreth një 1 orë pa ndalesa. Mbërritja në qytetin e Sienës ku do të vizitojmë: -Museo della Opera -Duomo di Siena -Piaza del Campo -Torre di Mangia Panorama mahnitëse në Toskanë dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Aty do të kemi mundësinë të degustojmë dhe të provojmë disa nga prodhimet e klasit të parë si dhe të konsumojmë drekën me gatime tradicionale të zonës. Pas vizitave, kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, do të behet nisja me autobus për në San Gimignano, Qyteti i Kullave të bukura të Toskanës. Qyteti posedon disa kryevepra të artit Italian të shekullit 14-15, ku gjithashtu është i njohur për shafranin, proshutën e artë, dhe verën tradicionale të bardhë, Vernaccia di San Gimignano, e prodhuar nga lloji i vjetër i rrushit Vernaccia i cili kultivohet në kodrinat ranore të zonës. Pas përfundimit të vizitës në San Gimignano, nisemi drejt Pizës. Vizitë në qytetin e Pizës duke shëtitur në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: – Kulla e Pizës, e cila është kambanorja e Katedrales së Pizës. Ajo është vendosur mbrapa Katedrales së Pizës dhe është ndërtesa e trete më e vjetër në sheshin e Katedrales së Pizës. -Sheshi Santa Maria Assunta, e njohur gjithashtu si Piazza dei Miracoli ku ndodhet katedralja mesjetare e Pizës. Pas vizitës së Pizës nisja drejt aeroportit të Bolonjës Pas procedurave doganore, Fluturimi direkt Bolonja – Tiranë (1 orë : 30 minuta)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035