Image

Festat e Fund Vitit ne Prage

22 Dhjetor €459
24 Janar €349
7 Shkurt €349

€349
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi me shoqëruesin 3 orë përpara në Rinas. Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 12.10 - Mbërritje në Pragë më 14.10. Pasi të kemi mbaruar me procedurat aeroportuale do të nisemi drejt Kutna Hora, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO- si dhe një qytet historik në Republikën Çeke, i njohur për pasurinë e tij kulturore dhe historike. Udhëtimi zgjat afërsisht 1 orë e 15 min. Pas vizitës nisemi për në hotel. Sistemim dhe fjetje në hotel. Fundi i shërbimit tonë për ditën e parë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritje në Karlovy Vary dhe shëtitje në qytet, ku do të vizitojmë pikat kryesore turistike; -Kolonada e Millës (Mill Colonnade) -Kolonada e Burimit të Nxehtë (Hot Spring Colonnade) -Kisha e Shën Marisë Magdalenë Do shëtisim në pedonalen kryesore përgjate lumit Tepla, që është një nga zonat më tërheqëse të qytetit. Pas vizitave në Karlovy Vary, do të drejtohemi për ne Keshtjellën e Pragës, e cila është edhe kështjella antike më e lashte në botë. Pas vizitave drejtohemi drejt hotelit. Sistemim dhe fjetje në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. SHËNIM: Duke qene se dita e trete perkon me daten 24 Dhjetor, dhe vendndodhja e hotelit eshte ne qender, qendrimi gjate kesaj dite do te jete pa transport, dhe te gjitha vizitat do te zhvillohen ne kembe, ku do te jepet hapesira e lire edhe per te shijuar edhe Christmas Market ne Prage. Do të vizitojmë qendrën e qytetit të Pragës si dhe vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Do te ecim drejt sheshit të Qytetit të Ri, do vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Qendrim i lire ne qytet.Fjetje në hotel dhe fundi i shërbimit edhe për ditën e tretë.

04

Dita 4:

Pas konsumimit të mëngjesit në hotel, do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Lagjen Vysheherad. Pas kësaj ndalese, transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 14:45 - Mbrritje në Tiranë më 16:40.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035