Image

Cote D’Azur

4 Prill €429
2 Maj €509
13 Qershor €499
4 Korrik €589
5 Shtator €439

€429
Personi

Programi :

01

Dita 1:

Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 12:10. Mbrritja në Nisë në orën 14:20. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos,Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. - Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. - Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh. - Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. - Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. - Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde, Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mbrritja në Tiranë në orën 16.50.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035