Image

Bregdeti Dalmat

28 Nentor

€159
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Tiranë – Dubrovnik – Vodice. Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit. Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime.vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Akomodimi ne hotel ne Vodice ose Shibenik .Konsumimi i darkes ne hotel.

02

Dita 2:

Shibenik – Parku Natyror Krka Pas konsumimit të mëngjesit nisemi drejt Shibenikut, ku do te pershkrojme pjesen me te bukur te bregdetit Dalmat me pamje panoramike dhe piktoreske. Ne Shibenik do te vizitojme: Katedralen e Shën Jakovit, Bashkinë e Vjetër te qyetit, Pallatin Knezeva si dhe lagjen e vjetëe me elmentet karakteristik Kroat. Pas Shibenikut, nisemi drejt Parkut Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash. Vizita ne Park do te jete 3-4 ore. Nisemi drejt Hotelit ku do te konsumojme dhe darken. Qendrim i lire.

03

Dita 3:

Split – Tirane Pas konsumimit të mëngjesit në Hoteli, Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split. Pas vizitës nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035