6, 27 Mars
€469
Personi
Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Malaga. Nisja në orën 18:10, mbërritja në aeroportin e Malagës në 21:35. Pas proçedurave aeroportuale, transferim për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel në Malaga.
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në Cordoba. Vizitë në qytet, ku do të eksplorojmë atraksionet kryesore: Mezquita-Catedral Ura Romake Lagja historike Judería Do të kemi kohë për drekë dhe shëtitje të lirë në qendrën historike. Pasdite, nisja për në Sevilje (udhëtimi zgjat ~1h 45min). Sistemimi në hotel dhe mbrëmja e lirë. Opsionale: shfaqje Flamenco me pagesë ekstra €40/person.
Mëngjesi në hotel. Vizitë e plotë në Sevilje, duke përfshirë atraksionet kryesore: Alcázar i Seviljes (prenotim paraprak, pagesë ekstra) Katedralja e Seviljes dhe Kulla Giralda Plaza de España dhe Parku Maria Luisa Pasdite e lirë për shopping ose shëtitje në lagjen Triana. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Pas mëngjesit në hotel, nisja për në Malaga (udhëtimi zgjat ~2h 30 min). Vizitë panoramike në qytet, duke përfshirë: Alcazaba dhe Katedralja e Malagës Porti dhe shëtitjet në rrugicat historike Kohë e lirë për suvenire dhe drekë sipas dëshirës Pas vizitave, nisja drejt aeroportit për fluturimin Malaga – Tiranë në 22:20, me mbërritje në Tiranë në 01:35 të mëngjesit. Fundi i shërbimit tonë.
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirana 18:10 – 21:35 Malaga
Kthimi: Malaga 22:20 – 01:35 Tirana
POLITIKAT E FËMIJËVE
– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total
– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit
– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.
POLITIKAT E UDHËTIMIT
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).
► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.