Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the redux-framework domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u560295268/domains/vataksitravel.com/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Amsterdam , Giethorn ,Roterdam ,Hage , Bruksel – Vataksi Travel
Image

Amsterdam , Giethorn ,Roterdam ,Hage , Bruksel

28 Nentor

€499
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Bruksel. (2 orë : 20 min) Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes. Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven. Pas vizites së Roterdamit vazhdimi udhetimit per ne Amsterdam. Akomodimi ne hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit. Fjetia në Amsterdam.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17. Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë. Fjetia në Amsterdam.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit. Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave. Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike. Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë. Fjetia në Amsterdam.

04

Dita 4:

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit nisja drejt Brukselit. Vizitë panoramike e qendrës së qytetit ku vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Manneken Pis. Konsumimi i drekës në Bruksel dhe mundësi për të provuar cokollatat e famshme belge. Pasdite Transferta për në aeroportin e Brukselit për fluturimin direkt Bruksel – Tiranë. (2 orë : 30 min)

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035