6, 21 Mars
€379
Personi
Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 12:30. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 15:30. Pas proçedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit të Parisit ku do te vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardi Champs Elysees. Pas këtyre vizitave, transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Do të nisemi për të vizituar Kopshtet e Luxembourg-ut dhe më pas nisemi drejt muzeut të Luvrit. Pasi kemi përfunduar vizitën në Luvër do të shohim Sheshi Place de la Concorde, Opera de Garnier, Sheshi Place Vendome, Bulevardi i madh, si dhe Sheshi i Bastijës. Do të vizitojmë , Kopshtet Tyleri.Do të kalojmë nga Rue de Rivoli edhe do vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen e Notre Dame. Kthimi dhe akomodimi në hotel
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës, do të jetë vizita në Chateau de Versailles. Pas vizitës në Versajë do të vazhdojmë drejt Kullës së Eiffeil-it, qëndrim i lirë dhe konsumim i drekës sipas dëshires. Pasdite, shëtitje me anije në lumin e Senës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Qëndrimi do të jetë i lire për të gjithë personat që dëshirojnë të qëndrojnë përsëri në qendër të Parisit, të cilët mund të përdorin transportin publik me sugjerimin e guidës sonë.
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për shëtitje drejt Bazilikës Sacre Coeur. Nisja për në aeroport rreth mesditës. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 16:05 Mbërritja në Tiranë në orën 18:40. Fundi i sherbimit tone.