Image

Amsterdam dhe Bruksel

13 Mars €479
10 Prill €499

€479
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:55. Mbërritja në Eindhoven në orën 09:55. Transferimi me Autobus për në Volendam ku do të eksplorojmë fshatin e peshkatarëve dhe të provojmë pjatat lokale. Volendam gjithashtu është i njohur për mundësinë e fotografive në kostume tradicionale holandeze dhe për të parë varkat tradicionale në portin e tij të bukur. Vazhdimi i udhëtimit për në Zaandam për të vizituar Zaanse Schans, një fshat muze me mullinj ere dhe shtëpi tradicionale holandeze. Zaandam gjithashtu ofron një atmosferë të bukur me kanale dhe shtëpi historike, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për ata që duan të përjetojnë kulturën dhe historinë holandeze. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemim dhe akomodim në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e parë.

02

Dita 2:

Pas konusmimit të mëngjesit, itinerari vijon me vizitën në fabrikën e birrës Heineken. Pas përfundimit te vizitës në eksperiencën Heinekein, sipas dëshires sugjerojmë shëtitjen me anije përmes kanalave të Amsterdamit. Ku numërohen 165 kanale të cilët janë rreth 100 km të gjatë. Vazhdojme vizitat ne Musemplein, ku do te vizitojme pikat kryesore turistike si Muzeu Van Gogh, Rijksmuseum dhe pas përfundimit në sheshin e muzeve, do të drejtohemi drejt sheshit kryesor të qytetit, Dam Square. Qëndrimi do të jetë i lirë, ku do të kemi mundësi të shohim kanalet e Amsterdamit, Red Light District si dhe sipas deshirës sugjerojmë të vizitoni shtëpinë-muze të Anne Frank , Madame Tussauds Amsterdam (Keto vizita jane opsionale). Nisja drejt stacionit qëndror për në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

03

Dita 3:

Pas mëngjesit në hotel në Amsterdam, nisja me autobus drejt Belgjikës. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbërritje në Bruksel paradite. Vizitë panoramike dhe në këmbë në kryeqytetin e Belgjikës: Grand Place – sheshi qendror i Brukselit, i famshëm për ndërtesat me arkitekturë baroke dhe gotike. Manneken Pis – statuja simbol e qytetit. Galeries Royales Saint-Hubert – pasazhe elegante me dyqane dhe kafene. Atomium (vizitë e jashtme, ose hyrje sipas dëshirës). Kohë e lirë për drekë dhe për të shijuar çokollatat apo birrat tradicionale belge. Pasdite, transferimi për në aeroportin Charleroi. Fluturimi Bruksel – Tiranë në orën 21:00. Mbërritja në Tiranë në 23:30. Fundi i shërbimit tonë.

Vizitohet: Amsterdam, Utrecht, Volendam, Zaandam, Zaanse Schans, Bruksel

Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 06:55-09:55 Eindhoven
Kthimi: Bruksel Charleroi 21:00 – 23:30 Tirane

 

POLITIKAT E FEMIJEVE

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

 

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035