Image

Fundviti në Pragë

12 Dhjetor

€429
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi me shoqëruesin 3 orë përpara në Rinas. Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja dhe mbërritja në Pragë në mbremje dhe transfera direkt drejt hotelit. Sistemimi dhe akomodimi në hotel. Fundi i shërbimit tonë për ditën e parë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për në Dresden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritje në Dresden dhe shëtitje në qytet, ku do të vizitojmë pikat kryesore turistike; • Sheshin Altmarkt dhe Striezelmarkt, tregun më të vjetër të Krishtlindjeve në Gjermani • Frauenkirche, katedralja baroke simbol i qytetit • Brühlsche Terrasse (“Ballkoni i Evropës”), shëtitorja mbi lumin Elba • Zwinger Palace (pamje e jashtme dhe oborret baroke) • Semperoper, opera e famshme e Dresdenit (pamje e jashtme) Do të kemi kohë të lirë për të shijuar atmosferën e tregjeve të Krishtlindjeve, për të blerë suvenire dhe për të provuar specialitetet tradicionale të qytetit. Pas vizitave në Dresden, do të kthehemi drejt Pragës. Mbrëmja e lirë për të shijuar qytetin ose për pushim. Sistemim dhe fjetje në hotel. Fundi i shërbimit për ditën e dytë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë e qytetit dhe monumenteve kryesore si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Do të ecim drejt sheshit të Qytetit të Ri, do vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Mbrëmje e lirë në qytet për të shijuar atmosferen e tregjeve të Krishtlindjes.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisemi për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbërritje në Karlovy Vary dhe shëtitje në qytet, ku do të vizitojmë pikat kryesore turistike; • Kolonada e Millës (Mill Colonnade) • Kolonada e Burimit të Nxehtë (Hot Spring Colonnade) • Kisha e Shën Marisë Magdalenë Do shëtisim në pedonalen kryesore përgjate lumit Tepla, që është një nga zonat më tërheqëse të qytetit. Pas vizitave në Karlovy Vary, do të drejtohemi për ne Keshtjellën e Pragës, e cila është edhe kështjella antike më e lashte në botë.Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja sipas orareve të mësipërme dhe mbërritja pas mesnate në Tiranë. Fundi i shërbimit tonë.

 

Itinerari i fluturimit:
Tirana – Prage 19:55 – 22:05
Prage – Tirana 22:40 – 00:35

 

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

POLITIKAT E FËMIJËVE

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur

 

POLITIKAT E UDHËTIMIT

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035