Image

Napoli,Amalfi,Positano,Sorrento

14 Mars €359
4 Prill €369
1 Maj €389

€359
Personi

Progrmi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën 09:15, 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Bari. Mbërritja në Aeroportin e Barit ne oren 12:10. Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Transferta nga Napoli drejt Salernos. Akomodimi ne hotel ne Salerno.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët me autobus për në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj. Nisja me traget per ne ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Vila Krupp. Kthimi me traget në Sorrento. Kthimi ne Hotel ne Salerno. Mbremje e lire.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Vizite me anije Salerno-Positano-Amalfi-Salerno. (Opsionale me pagese ekstra €55/person) Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso. Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres. Kthimi ne Hotel ne Salerno. Mbremje e lire. SHENIM: Per personat te cilet nuk do te marin pjese ne xhiron opsionale me varke guida do t'iu sygjeroje disa vizita qe mund te kryejn individualisht me transport urban ose per pikat qe mund te vizitojne ne Salerno pergjate dites.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Transferta nga hoteli drejt Alberobellos (vizitë opsionale me pagesë extra 20 euro/person) Transfera drejt aeroportit të Barit. Nisja nga Bari në orën 23:05. Mbërritja ne Tiranë në mesnatë.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035