Image

Pushime në Sardinia

15 Korrik
19 Gusht

€539
Personi

Programi

01

Dita 1:

Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Alghero. Mbërritja në Aeroportin e Algheros. Transfer me autobus drejt Sassari (~40 min). Check-in dhe sistemim në hotel. Shëtitje orientuese në qendrën historike të Sassarit për grupin. Mbrëmje e lirë.

02

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Nisja herët me autobus për në zonën e Costa Smeralda (~2–2.5 orë). Vizitë panoramike në Porto Cervo. Më pas do të bëjmë një ndalese për fotografi dhe kohë të lirë pranë plazheve si Liscia Ruja ose Spiaggia del Principe. Qëndrim i lirë për plazh. Kthim në hotel në Sassari pasdite. Mbrëmja e lirë.

03

Dita 3:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja me autobus drejt Stintino (~45 min). Do ti drejtohemi plazhit La Pelosa Beach - një copë parajsë verore në veri të Sardinies dhe një nga plazhet më ikonike të saj, ku do te kemi qëndrim të lire për plazh. Pasdite kthim në Sassari. Mbrëmja e lirë.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi me autobus drejt portit të Palau (~2–2.5 orë), nga ku fillon një nga eksperiencat më të bukura të udhëtimit tonë. Do të kemi mundësi të zhvillojmë ekskursionin ditor me anije drejt Arkipelagu i La Maddalena, një zonë natyrore spektakolare e njohur për ujërat kristal, plazhet e bardha dhe peizazhet mahnitëse mesdhetare. Udhëtimi me anije fillon në orën 09:30. Gjatë lundrimit i cili zgjat rreth 7 orë, do të vizitohen ishujt më të bukur të arkipelagut si: • Spargi – ndalesë për plazh në gjirin e famshëm Cala Corsara me rërë të bardhë dhe ujëra kristal. • Budelli – panoramë e ishullit dhe e plazhit të famshëm me rërë rozë. • Santa Maria – ndalesë për not në pishinat natyrore dhe relaks në plazhet e virgjëra. • Vizitë në ishullin kryesor La Maddalena, me mundësi shëtitjeje në qendrën historike dhe rrugicat karakteristike të ishullit. Gjatë ditës parashikohen disa ndalesa për plazh dhe relaks, ndërsa në bord ofrohen ambiente komode, shërbim bar-restoranti dhe guida informuese gjatë udhëtimit. Kjo shëtitje e mrekullueshme është sipas dëshirës dhe ka kosto ekstra. Ekskursioni pefundon rreth orës 17:00. Kthimi në portin e Palau dhe më pas transferimi me autobus drejt hotelit. Mbrëmje e lirë.

05

Dita 5:

Mëngjesi në hotel dhe check-out. Transfer drejt Alghero (~35 min). Shëtitje panoramike e qendrës historike të Algheros: muret katalanase, Piazza Civica, porti, kohë për të konsumuar kafe buzë deti. Rreth orës 14:00, nisja drejt Aeroportit të Algheros. Fluturimi Alghero – Tiranë 16:25 – 18:10.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

POLITIKAT E FËMIJËVE

– Fëmijët 2–9.99 vjeç: paguajnë 40€ më pak se çmimi i të rriturit

– Fëmijët 10+ vjeç: paguajnë si të rritur.

– Fëmijët 0–1.99 vjeç: paguajnë 130€ total

0

POLITIKAT E UDHËTIMIT 

SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

– Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
– Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

– Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes 
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
– Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
– Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.

– Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035