9 Tetor
€399
Personi
DITA E PARË : Takimi me shoqëruesin e grupit 2 orë përpara fluturimit. Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:20. Mbërritja në aeroportin Beauvais të Parisit në orën 09:30. Pas proçedurave aeroportuale, nisemi drejt qytetit të Parisit ku do te vizitojmë Harkun e Triumfit, Sheshin Trokadero si dhe Bulevardi Champs Elysees. Do të nisemi më pas për shëtitje drejt Bazilikës Sacre Coeur. Pas këtyre vizitave, transferimi për në hotel. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
DITA E DYTË : Mëngjesi në hotel. Do të nisemi për të vizituar Kopshtet e Luxembourg-ut dhe më pas nisemi drejt muzeut të Luvrit. Pasi kemi përfunduar vizitën në Luvër do të shohim Sheshi Place de la Concorde, Opera de Garnier, Sheshi Place Vendome, Bulevardi i madh, si dhe Sheshi i Bastijës. Do të vizitojmë , Kopshtet Tyleri.Do të kalojmë nga Rue de Rivoli edhe do vizitojmë Bashkinë e Parisit si dhe Katedralen e Notre Dame. Kthimi dhe akomodimi në hotel
DITA E TRETË : Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës, do të jetë vizita në Chateau de Versailles. (pagese extra) Pas vizitës në Versajë do të vazhdojmë drejt Kullës së Eiffeil-it, qëndrim i lirë dhe konsumim i drekës sipas dëshires. Pasdite, shëtitje me anije në lumin e Senës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Qëndrimi do të jetë i lire për të gjithë personat që dëshirojnë të qëndrojnë përsëri në qendër të Parisit, të cilët mund të përdorin transportin publik me sugjerimin e guidës sonë.
DITA E KATËRT : Nisja për në aeroport rreth orës 05:30 të mëngjesit Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 10:05 Mbërritja në Tiranë në orën 12:40. Fundi i sherbimit tone.
]Itenerari i fluturimeve:
Nisja: Tirana 05:20 – 08:30 Paris Beauvais.
Kthimi: Paris Beauvais 10:05 – 12:40 Tirana.
Hyrjet opsionale janë si më poshtë:
1. Muzeu i Luvrit, 25 EUR personi
2. Shetitje ne Lumin Seine, 18 EUR per person
3. Chateau de Versailles, 35 EUR per person (bashke me transfere)
Informacione të rëndësishme
-AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELIT KU AKOMODOHENI!
-NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR!
-PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES!
-FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 2 – 9.99 VJEC, DO T’I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR!
-PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME!
-AGJENCIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME MADHORE!
-AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ!
-NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR!
-PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME ORARET E FLUTURIMIT QE MUND TE KRYHEN NGA KOMPANIA AJRORE JU DO TE NJOFTOHENI NE KOHE REALE.
-PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM!
-CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!