Image

Udhëtim në Azerbajxhan

4 Dhjetor

€529
Personi

Programi

01

Dita 1:

Fluturimi Tiranë - Baku, nëpërmjet Romës. Nisja më 06.05. Mbrritje në Romë në orën 07.45. Nisja nga Roma në 14.15 - Mbrritje në Baku më 21.35 Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.

02

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Icheri Sheher, Qyteti i Vjetër: Maiden Tower - Giz Galasi, Pallati i Shirvanshahs, Rrugicat e ngushta historike, karavanserai, Xhami, Pazari i vjetër. Ndalesë tek Sheshi Shatërvanit dhe Muzeu i Letërsisë “Nizami”, Vazhdimi i udhëtimit në Pedonalen Nizami Street. Pasdite, Vizitë tek Heydar Aliyev Centre – muze dhe arkitekturë moderne, Baku Boulevard, Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit, Little Venice, shëtitje buzë Detit Kaspik, Nagorny Park / ou “Martyrs’ Lane” për pamje panoramike të qytetit dhe horizontit. OPSIONALE: Hyrja në Heydar Aliyev Centre. OPSIONALE: Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit, Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

03

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. - Paradite Vizitë në: Ateshgah Fire Temple në Surakhany. OPSIONALE: Hyrja në Tempull. Pasdite, vizitë në Gobustan Rock Art Cultural Landscape. OPSIONALE: Hyrja në Gobustan Rock Art Cultural Landscape. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

04

Dita 4:

Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Bibi-Heybat Mosque. Pasdite, ndalesë në Qendër Tregtare. Transfertë për në Aeroportin e Bakusë. Fluturimi për në Tiranë. nëpërmjet Romës. Nisja më 22.35.

05

Dita 5:

Mbrritje në Romë në orën 00.45. Nisja nga Roma në 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 09.55.

Perfshihen / Nuk Perfshihen

 

KUJDES 

1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Tour Location

Image

Best travel agency in Albania

info@vataksitravel.com
+355 69 48 31 035