17 Janar
€429
Personi
Fluturimi direkt me avion Tiranë - Bazel. Nisja në orën 07.00. Mbrritja në orën 0920. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel - Mulhouse.
Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Liechtenstein. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Qytet Shtetin, Liechtenstein. Në qytet vizitohet: Kështjella e Princit nga jashtë, Katedralja St Florin, Ura mbi Rein, Parlamenti. Vazhdon udhëtimi në Davos. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Mbrritja në Davos. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Davos. Fjetje në hotel.
Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 09.55. Mbrritja në 12.00.
KUJDES